Kush jemi?

Gusht 2006 hapet supermarketi i parë Conad që ndodhet në qëndrën tregtare E.T.C. me sipërfaqe prej 410 m2. Pak muaj më vonë në Janar të vitit 2007 një tjetër supermarket Conad me vendndodhje pranë stadiumit Selman Stermasi, me 653 m2. Një muaj me pas, Shkurt 2007, hapet në Durrës një dyqan i ri me sipërfaqe prej 500 m2, në qëndrën tregtare Galaktik. Në Nëntor 2007 hapet Superstorë i parë Conad në Shqipëri në qëndrën tregtare Casa Italia në hyrje të Tiranës. Me një sipërfaqe prej 1439 m2 mbulon një asortiment të gjerë ushqimor dhe jo vetëm, ne asortimentin e tij përfshihen edhe artikuj joushqimor si veshmbathje, shtëpiake, shkollore, lodra etj.

Në Prill të 2008 hapet Conad në qëndrën tregtare Kristal Center, në zonën e Selitës me sipërfaqe prej 1089 m2 dhe përmban gjithashtu një asortiment të gjerë ushqimor dhe jo ushqimor.

Në Korrik te 2008 vijon një pikë e re shitje në një qytet tjetër bregdetar, në Vlorë, në shëtitoren kryesore të Vlorës hapet pika e shitjes Conad me sipërfaqe prej 750 m2. Në Janar në vitit 2009 filloi aktivitetin magazina e Conad Albanise, kompania e distribucionit që furnizon të gjithë rrjetin e dyqaneve Conad me artikuj lokalë dhe artikuj të furnizuar nga kompania mëmë Conad Adriatico, që karakterizohen nga cilësia e markave më të mira në tregun italian.

Territori i magazinës ka një sipërfaqe prej 6500 m2 nga të cilat 500 m2 përfshijne zyrat ku punon stafi i Conad Albanisë që koordinon dhe drejton aktivitetin e magazinës dhe pikave të shitjes. Magazina përmban në sipërfaqe prej 6000 m2, me një asortiment prej 2450 artikujsh që kanë një kapacitet prej 5450 vende paletash